-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Syri i krimit”, çmontohen 20 kamera të tjera

Kryesoret

Policia ka çmontuar 20 kamera të tjera të vendosura nga krimi ditën e sotme në të gjithë vendin.

Operacioni policor ‘Fijet’ i cili ndodhet në fazën e 12, ka çmontuar 10 kamera në Shkodër, 7 në Maliq, Bilisht dhe Pogradec si dhe 3 në Lushnje. Po ashtu janë vënë në hetim 8 persona për cënim privatësie.

Me kamerat e hequra deri më sot, numri total ka shkuar në 528 ndërsa numri i personave nën hetim në 109.

“Në Shkodër, në vende me frekuentim të lartë publik, në lagjet “10 korriku”, “Ndoc Mazi” dhe “Guerrile”, janë çmontuar 10 kamera të instaluara në kundërshtim me ligjet e vendit. Për të dokumentuar ligjërisht qëllimin e vendosjes së tyre, janë iniciuar hetimet për shtetasit R. Z. dhe A. B. Në këtë qark, numri i kamerave të çmontuara deri më tani, është 89.

-Në qytetet Maliq, Bilisht dhe Pogradec, janë çmontuar në total 7 kamera dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit E. D., A. B. dhe S. H. dhe N. Ll. Shtetasi N. Ll. (babai i shtetasit E. Ll., të shpallur në kërkim për vrasje) është përsëritës për montimin e kamerave në kundërshtim me ligjet e vendit. Më parë, janë çmontuar 10 kamera të cilat dyshohet se kontrolloheshin nga shtetasi N. Ll. Në total, deri më tani, në Korçë, janë çmontuar 61 kamera dhe janë iniciuar hetimet për 24 shtetas.

-Në Lushnjë, janë çmontuar 3 kamera të tjera të instaluara në kundërshtim me ligjet e vendit dhe janë iniciuar hetimet për shtetasit Sh.(S). K. dhe A. K. Në këtë qark, numri i kamerave të çmontuara deri më tani, është 23 dhe numri i shtetasve për të cilët janë iniciuar hetimet, është 7. Kontrollet vijojnë në të gjitha qarqet.”, njofton policia. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit