Lajme të mira vinë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim pasi ata të martën shpëtuan edhe një tre vjeçare nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti në Turqi.
Gjatë së hënës me ndihmën e ekipeve nga Turqia FSK arritën të nxjerrin të gjallë një 26-vjeçare.
“Lajmi më i bukur që mundet me ardh sot në ditën e 10 pas tërmetit është shpëtimi i vogëlushes tre vjeçare nga pjestarët e Shoqatës”, thuhet në njoftimin e Shoqatës e shoqëruar edhe me një video.
Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës deri më tani kanë arritur që të nxjerrin të të gjallë katër persona të cilët kishin qenë në rrënojat e objekteve të shkatërruar si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë ka arritur mbi 40 mijë. Kjo shifër mund të rritet edhe më shumë.