-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thellohet kriza/ Pas transportit, edhe mobilieritë aplikojnë për punonjës nga Egjipti!

Kryesoret

Kriza e mungesës së punëtorëve po ndihet në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke u kthyer në një nga problematikat më të mprehta të bizneseve shqiptare.

Pas sektorit të transportit në vështirësi për drejtues kamionësh, mungesën e fuqisë punëtore po e vuan edhe sektori i mobilieve. Prej muajit shtator të vitit të kaluar ka mungesë të lartë të fuqisë punëtore, që po ndihet shumë edhe në këtë sektor.

Kompanitë po shohin si zgjidhje, marrjen e punonjësve të huaj nga Egjipti me kualifikime të ngjashme në vendin e tyre. Për shkak të largimit të fuqisë punëtore të kualifikuar në emigracion, kompanitë prodhuese të mobilieve kanë rritur pagat e punonjësve. Pagesa minimale mujore të punonjësve të kualifikuar në sektorin e përpunimit të mobilieve variojnë nga 70,000 lekë niveli minimal deri në 120,000 lekë rroga maksimale.

Sipas përllogaritjeve të bizneseve kostoja e punësimit të punëtorëve egjiptianë llogaritet deri në 1,000 USD, 50% e vlerës, duke përfshirë pagesat për siguracionet shtesë së jetës, fjetja dhe ushqimi, ndërsa pjesa e mbetur është rroga mujore.

Cacaj shton se mungesa e fuqisë punëtore do të rrisë kostot për prodhuesit vendas të mobilieve më shumë se shtrenjtimi i lëndëve të para. Në anën tjetër ekziston edhe pasiguria e qëndrimit të tyre, pasi në shumë raste në të kaluarën punonjësit e vendeve aziatike e kanë përdorur Shqipërinë si trampolinë për Europën.

Shtimi i kostove nga mungesa e fuqisë punëtorë pritet të sjellë rritje të çmimeve deri në 15% më shumë se vitin e kaluar për disa nga punishtet e drurit në vend. Operatorë të tjerë pohojnë se do t’i mbajnë të pandryshuara çmimet për shkak të rënies së kërkesës./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit