Ditën e djeshme me urdhër të SPAK u arrestuar katër punonjës të bashkisë Dimal dhe dy punonjës të kompanisë së ndërtimit “Ed Konstruksion”.
Në pranga janë vënë drejtori i Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Dimal Altin Pali, Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës, Agim Cuni, Specialist te Emergjencat, dhe Arben Guraj, Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve.
Gazeta Express shkruan se dy të arrestuarit e tjerë Vait Koshi dhe Arjan Demiraj janë punonjës të kompanisë “Ed Konstruksion” e cila ka përfituar disa tendera publikë përmes korrupsionit, ndërsa në pronësi të tyre është edhe një spital privat në Prishtinë, “United Hospital”.