Mbrëmjen e djeshme u rikthye Champions League me dy supersfida.
Bajerni i Mynihut fitoi në Francë përballë PSG-së me rezultatin minimal 0-1 duke shtangur sheikët që kanë investuar miliona por që u dorëzuan përballë traditës së vjetër.
Në krahun tjetër, Milani gjithashtu me të njëjtin rezultat 1-0 fitoi përballë Totenhemit në Itali.
Sonte mbrëmja rezervon dy sfida të tjera. Borusia e Dortmundit pret në shtëpi ekipin e Çelësit që ka bërë një super merkato me emra të mëdhenj, por ende nuk kanë dhënë atë që pritet në fushë.
Ndeshja tjetër është mes Bruzhit dhe Benfikës.