-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Përshëndes Italinë që i dha azil Llallës

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha përshëndeti sot vendimin e autoriteteve italiane që i dhanë azil politik ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili u arratis nga Shqipëria pas dënimit nga gjykata e Posaçme. Ish-kryeministri shpjegoi sipas tij arsyet e shpalljes non grata dhe dënimit.

Përshëndes autoritetet italiane që i dhanë azil politik Adriatik Llallës. Unë nuk them që Llalla ishte një prokuror i fortë, apo pa të meta, por shqiptarët duhet ta dinë, që Llalla u sanksionua sepse guxoi të denonconte kompanitë e Soros dhe Tillersonit.

Kjo është e vërtetë. Kjo është me dokumente. Kompani që nuk respektonin ligjet e vendit. Sapo njoftoi kongresin, ai në mënyrë hakmarrëse u shpall non grata. Beteja e Donald Lu, publike ndaj prokurorit… unë nuk them se ishte pa të meta. Por te prokurorët dhe gjyqtarët, shteti duhet të ketë një sens.

Nuk hidhen në rrugë. Llallës i vendosën 10 padi dhe e dënuan për rritjen e vlerës së pronës. Autoritetet italiane të ndërmarrin një hetim për rastin e Llallës. Nuk është motivi vetëm diskriminimi, por më të thella. Ku kazuz mund t’u shërbejë për të nxjerrë mësime shumë të vyera për Shqipërinë dhe SHBA-në” tha ai.

LIVE-Berisha: Rama nesër në parlament! Nga frika më përjashtoi mua

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit