Një 13-vjeçare në Vioti, Greqi ka denoncuar përdhunimin e saj nga tre burra të panjohur të cilët janë në kërkim nga policia.
Të njëjtat burime thonë se vajza e mitur ka njoftuar prindërit e saj për ngjarjen dhe atë që ka përjetuar nga autorët e dyshuar dhe më pas së bashku kanë denoncuar ngjarjen në komisariatin përkatës.
I madh është mobilizimi i forcave të policisë për kapjen e tre autorëve të dyshuar, të cilët lëviznin në zonë me një mjet pasagjerësh ngjyrë zi. Vajza nuk njihte asnjë nga tre të rinjtë që iu afruan.
Të dhënat e fundit bëjnë me dije se autorët e dyshuar janë identifikuar dhe është çështje kohe që ata të arrestohen dhe të vihen para drejtësisë.