-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza energjetike, Meta: Pasojë e keqmenaxhimit të qeverisë Rama

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat foli për keq menaxhimin e prodhimit të energjisë elektrike.

“Progres Raporti mbi Energjinë e Rinovueshme i dorëzuar nga Qeveria në EUROSTAT pohon dështimin e thellë në sektorin energjitik, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë nga burimet e rinovueshme dhe të skemës mbështetëse për promovimin e gjenerimit të energjisë fotovoltaike.

Sipas këtij raporti të hartuar nga vetë Ministria e Instrastrukturës dhe Energjisë, pranohet dështimi i thellë në prodhimin e kulturave bujqësore të dedikuara për prodhimin e energjisë, ndërkohë që jepet zero informacion për energjinë e prodhuar nga mbetjet urbane të biodegradueshme.

Rezulton se Qeveria rezulton nuk ka përmbushur asnjë detyrë sipas Planit të Konsoliduar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë ku përgjatë viteve 2019-2020 do të instaloheshin centrale me kapacitete të instaluara prej 490 MgW nga energjia e prodhuar nga burimet e rinovueshme fotovoltaike.

Rikujtoj se Partia e Lirisë, në mbështetje të kërkesave të klientëve privatë dhe familjarë, prej kohësh ka depozituar në Kuvend projektligjin “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, ku ndër të tjera propozon: “Që për vetëprodhuesit, ndërtimi i kapaciteteve të energjisë nga burimet e rinovueshme deri në 2MgW që prodhojnë energji elektrike nga dielli, miratohen nga Operatori i Shpërndarjes”.
Sepse ne besojmë se ky është interes i qytetarëve, i konsumatorëve, i sipërmarrësve por është dhe një interes publik, duke e gjykuar se në këtë mënyrë u vijmë në ndihmë familjeve dhe bizneseve që nuk e përballojnë dot koston aktuale të çmimit të energjisë elektrike dhe kontribuojmë që t’i jepet fund korrupsionit të blerjes së energjisë elektrike.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit