Pamje në përmasat e në skandali tjetër brenda policisë së shtetit. Një oficer policie ka dhunuar një të ri në Pogradec. Oficeri i policisë i identifikuar si Gjergji Riza ka dhunuar qytetarin duke e goditur në ambientet e një pallati.
E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese. Siç duket dhe në pamje, Riza pa uniformë për arsye që ende nuk dihen, ka goditur me shpulla të riun, i cili nuk reagon, por i lutet që të ndalojë.
“Më vraftë Allahu…! Ku e gjete?”! Polici merr me shpulla qytetarin në Pogradec (VIDEO)
Ngjarja paraprakisht mësohet se ka ndodhur në fillim të shkurtit. Policia zyrtarisht nuk ka reaguar. Drejtoria e përgjithshme e ka pezulluar fillimisht oficerin i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa më pas ishte dërguar në drejtorinë vendore të policisë së Korçës.
Del emri! Ky është polici që mori me shpulla në pallat qytetarin në Pogradec