Një pjesë e ekipit që ndihmoi në Turqi në kërkimet e tërmetit është nisur drejt Shqipërisë.
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale Konsullata shqiptare në Stamboll, që shpreh falënderimet për ekipin shqiptar në kontributin e tyre në këtë tragjedi që shkaktuan dy tërmete të fuqishme në Turqi e Siri.
“Niset për në Shqipëri një pjesë e grupit të cilët përfunduan misionin e tyre në Malatya. Falenderime në ceremoninë e përcjelljes nga Zyra e Presidencës Turke, Zyra e Ministrisë së Jashtme dhe Zyra e Guvernatorit të Stambollit. Falenderime nga zemra për kontributin: Sarah Hadëri, Marjola Qatipi, Tom Perkeqi, Mustafa Ahmetaj, Drini Mullai, Zyhdi Tarja, Armando Doce, Nebi Mucaj, Taner Akdamar, Bujar Rapo,Shkëlzen Shatri, Mirsad Basha”, shkruan Konsullata e Stambollit.