-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzimi i objekteve misterioze, reagon sërish SHBA!

Kryesoret

Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk ka asnjë indikacion se tre objekte fluturuese të rrëzuara nga qielli gjatë fundjavës nga ushtria amerikane janë të lidhura me spiunimin e dyshuar kinez. Objektet mund të jenë “të lidhura me entitete tregtare ose kërkimore”, është shprehur zëdhënësi John Kirby.

Zyrtarët amerikanë dhe kanadezë ende nuk kanë gjetur asnjë mbetje nga tre objektet e rrëzuara. Pekini akuzoi më herët SHBA-në për “një reagim të tepruar”. Kina ka mohuar se një nga balonat e saj, i cili u rrëzuar në fillim të këtij muaji në Karolinën e Jugut, ishte përdorur për spiunazh.

Pekini thekson se ishte thjesht një objekt për monitorimin e motit që kishte ngatërruar destinacion. Në konferencën për shtyp, Kirby tha se do të jetë e vështirë të përcaktohet qëllimi ose origjina e tre objekteve të tjera që u shkatërruan mbi Alaskë, Kanada dhe Michigan derisa mbetjet të gjenden dhe të analizohen.

Sipas Kirby-t, “këto mund të jenë balona thjesht të lidhura me entitete tregtare ose kërkimore dhe për këtë arsye të mirë”. Por ai vuri në dukje se asnjë kompani, organizatë apo qeveri nuk kishte pretenduar ende asgjë për objektet. Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës kritikoi reagimin amerikan.

Balona kineze po gjurmohej nga inteligjenca amerikane që nga ngritja e saj nga një bazë në ishullin Hainan në bregun jugor të Kinës në fillim të këtij muaji, raportojnë mediat amerikane. Menjëherë pas ngritjes, balona u zhvendos drejt ishujve amerikanë të Guam dhe Haëaii përpara se të lëvizte në veri drejt Alaskës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit