-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të bëjnë kompromise të vështira

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një urim drejtuar Serbisë për Ditën Shtetërore, ka thënë se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të bëjnë kompromise të vështira në arritjen e një marrëveshje, por shton se përfitimet për qytetarët e të dyja vendeve do të jenë të mëdha.

Ai po ashtu ka përshëndetur “angazhimin konstruktiv” të Serbisë në bisedimet e fundit me pesë diplomatët e lartë që qëndruan në Beograd për dialogun Kosovë-Serbi.

“Përshëndeta angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë gjatë një vizite të fundit në Beograd. Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Sigurisht, liderët serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha”, ka theksuar Blinken në këtë letër.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë mbështetëse e fortë e “ambicieve të Serbisë për në BE”. “Ne jemi të përkushtuar të punojmë me ju dhe partnerët tanë të BE-së drejt këtij qëllimi të rëndësishëm” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit