-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stoltenberg udhëtim drejt Turqisë: Do të diskutoj pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se do të udhëtojë nesër në Turqi për të konfirmuar mbështetjen e Aleancës për Turqinë pas tërmetit shkatërrues, si dhe të avokojë për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në këtë organizatë.

“Unë do të shkoj nesër në Turqi për t’i shprehur presidentit Erdogan mbështetjen e Aleancës”, tha ai në një konferencë shtypi në Bruksel, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes.

Stoltenberg shtoi se do të diskutojë edhe për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

“Unë do t’u kërkoj atyre të ratifikojnë të dy protokollet e pranimit në të njëjtën kohë. Por i takon Turqisë të vendosë nëse do të ratifikojë një ose të dy protokollet,” shtoi ai.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha për herë të parë në fillim të shkurtit, se parlamenti turk mund të ratifikojë pranimin e Finlandës në NATO pa Suedinë.

Tridhjetë vende kanë nënshkruar protokollet e anëtarësimit, dhe 28 i kanë ratifikuar ato. Vetëm Turqia dhe Hungaria nuk e kanë ratifikuar ende traktatin e tyre.

“Çështja kryesore nuk është nëse pranimi i Finlandës dhe Suedisë do të ratifikohet së bashku, por se të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Stoltenberg dje në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit