Tension në hyrje të parlamentit. 12 deputetë të PD kanë paraqitur kërkesë për ankimim të vendimit për përjashtimin. Në bazë të rregullores, sipas PD-së, deputetët mund të futen në Kuvend deri sa të mblidhet konferenca për ta shqyrtuar.
Deputetët thanë se kërkesa i është dërguar Kuvendit dhe Gardës. “A jeni në terezi mo?!”, iu drejtua Albana Vokshi gardistëve. “O komandant hajde këtu. Kush është shefi juaj këtu?” i tha Flamur Noka kreut të gardës duke kërkuar që t’u hapë derën deputetëve të përjashtuar që të futen brenda parlamentit.