Xherxh Laçi 50-vjeç është liruar nga qelia duke u dërguar në spitalin psikiatrik për mjekim të detyrueshëm. Masa e sigurisë është ndryshuar dje nga gjykata e Tiranës.
Laçi është një emër i njohur, pasi disa muaj më parë u arrestua në Tiranë me akuzën se kishte ngujuar bashkëshorten e tij dhe fëmijët për 6 vite me radhë në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë.
Vetë Laçi dilte nga shtëpia vetëm ditën e premte, pasi shkonte në xhami për t’u falur, ndërsa në momentin e arrestimit i janë gjetur edhe libra fetarë.
Vitin e kaluar kur u arrestua në banesë i janë gjetur dy thika, shkopinj druri dhe 700 fishekë të cilët i kishte groposur në oborrin e shtëpisë.
Xherxh Laçi ishte arrestuar edhe në vitin 2013 pasi në të njëjtën zonë ku banonte qëlloi me breshëri kallashnikovi duke terrorizuar banorët përreth.