Drejtuesja e seancës së Kuvendit, Ermonela Felaj pezulloi për 10 minuta seancën duke i kërkuar opozitës që të reflektojë dhe të largohen nga foltorja për të kthyer normalitetin në sallë. Por opozita nuk heq dorë nga bllokimi.
Kërkesa e grupit të Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt është një dhe e qartë; Edi Rama të vijë në Kuvend dhe të japë shpjegime për dosjen “McGonigal”.