-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lutfi Dervishi: Gjendet zgjidhja e krizës në Parlament!

Kryesoret

Në një kthesë dramatike të ngjarjeve, shumica në Parlament ka vendosur të mos përjashtojë më deputetë të opozitës, por të përjashtojë veten nga Kuvendi.

Komisioni Etikës kishte propozuar përjashtimin e plot 18 deputetëve të opozitës me akuzën për thyerje të etikës.

Deputetët e opozitës e konsideruan përjashtimin si dhunim të lirisë së fjalës të përfaqësuesve të popullit.

Vendimi i shumicës për t’u vetë përjashtuar nga Kuvendi, ka gjetur të papritur opinionin publik dhe komentatorët politikë nuk po dinë si të komentojnë këtë veprim të pa precedentë.

Burime nga shumica sqarojnë se lëvizja vjen për të paralizuar opozitën dhe për të shuar flakët e revolucionit që ka nisur.

“Ata na akuzojnë se nuk i lemë të flasim apo se i kufizojmë në dy minuta. Le të rrinë gjithë ditën në Parlament dhe të flasin nga mëngjesi në darkë”, tha një deputet i shumicës që luan shah gjatë debate të zjarrta në Kuvend.

“Dhe me këtë rast, shtoi ai, le të zgjidhin edhe çështjen se cila nga grupimet e opozitës ka shumicën.”

Një deputet i opozitës tha se populli i ka zgjedhur për t’i kërkuar llogari qeverisë dhe nuk mund të shkojnë në Parlament për t’i kërkuar llogari vetvetes.

“Ne pranojmë të marrim përgjegjësit, nëse ky vendim i tyre nënkupton se ata pranojnë se kanë vjedhur fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare” – tha një deputet i opozitës.

Ky vendim ka gjetur të papërgatitur edhe diplomatët perëndimorë në Tiranë.

“Politika në demokraci do të thotë paraqitja e pikëpamjeve të ndryshme dhe debati për çështje me interes për votuesit. Nuk mund të themi se kemi demokraci, kur vetëm njëra palë flet, debaton, vendos dhe vulos”

Një diplomat skandinav tha se “ne kemi përvojë me konceptin dhe praktikën e qeverisë së pakicës, por nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për parlament të pakicës”.

Në Parlament pritej me interes një interpelancë me Kryeministrin për çështjen Mcgonigal. Por kjo kërkesë nuk mund të realizohet. Juristët e Kuvendit thonë se “kërkesa për interpelancë është bërë nga deputetët e opozitës”.

Në kushtet kur ata janë shumicë në Kuvend, nuk mund të quhen më deputetë të pakicës, kështu që kërkesa teknikisht është nul”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit