Olta është bërë një nga banoret që komentohet më së shumti për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania.
Ajo është e përfshirë në pothuajse çdo debat apo ngjarje që zhvillohet brenda katër mureve të shtëpisë së famshme.
Ndonëse shfaq karakterin e një femre të fortë, sot aktorja është parë e përlotur dhe e mërzitur teksa qëndronte e vetme në dhomën e gjumit larg banorëve të tjetër.
“Dua të iki në shtëpi, u lodha jam shumë e ngarkuar nuk kuptoj më se çfarë po bëjë, do të prish çdo gjë”, ka thënë Olta me vete.
Duket se aktorja nuk po arrin t’i përballoj të gjitha situatat që kanë rrjedhur për më shumë se 50 ditë që ata janë të mbyllur dhe nën vëzhgimin e kamerave.