-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Le Monde”: Lidhja me rusët dhe rënia spektakolare e McGonigal

Kryesoret

Gazeta e njohur franceze “Le Monde” ka publikuar një artikull për ish zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal i cili u arrestua në 21 Janar për shkak të lidhjeve të tij me miliarderin rus Oleg Deripaska, ndërsa në dosje përmendet 14 herë edhe emri i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Media franceze shkruan se McGonigal dh Shestakov, të dy amerikanë, vepruan në emër të Deripaskas dhe përdorën me mashtrim një entitet amerikan për të fshehur aktivitetin e tyre, duke shkelur sanksionet e SHBA. Kjo pasi Deripaska është në listën e personaliteteve ruse nën sanksionet amerikane që nga viti 2018.

“Rënia e një agjenti special të FBI-së, i dyshuar se ka vepruar në emër të një miliarderi rus. Në këtë aferë spektakolare, Charles McGonigal akuzohet se ka punuar për të ndihmuar oligarkun Oleg Deripaska, në shënjestër të sanksioneve amerikane”.

“Oligarkët rusë si Oleg Deripaska kanë ndikim të dëmshëm në botë në emër të Kremlinit dhe janë të lidhur me akte korrupsioni, zhvatjeje dhe dhune”, tha Michael Driscoll, zëvendësdrejtor i zyrës së FBI-së në Nju Jork.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit