Gjatë një bisede teksa po hanin Kiara shprehu pakënaqësinë ndaj ofendimeve që po bëhen ndaj Maestros duke i kërkuar Luizit të mos e teprojë duke e ofenduar.
“Mos iu ktheni maestros, kaq nuk kam më nerva,” u shpreh Kiara.
Ndërkohë ky koment hapi debat mes Oltës dhe Luizit.
Gjatë debatit Kiara ndërhyri për të mos lejuar që debati të vijonte por u gjend në një situatë aspak të këndshme pasi Luizi në nerva e sipër iu kthye shumë keq duke i bërtitur.
“Shko moj andej e na lër rehat,” iu drejtua Luizi Kiarës.