Qyteti i Elbasanit ishte në prag të një tjetër ngjarjeje tronditëse, por që për fat të mirë u parandalua në kohë nga Policia e Shtetit, e cila kishte rreth një javë që monitoronte atentatorët ndaj një prej personave më të lakuar të krimit në këtë qytet, e jo vetëm.
VIDEO- Kjo është “BMW”-ja, që do të përdorej për atentatin në Elbasan
Bëhet fjalë për zbulimin e një makine “BMW X6”, ku brenda së cilës kishte dy kallashnikovë, një pistoletë “Glock” dhe dy shishe benzinë, ka vënë në alarm njerëzit e afërm të Erjon Alibej dhe kunatin e tij, që ndodhet në të njëjtin pallat, Arben Spahiu. Për shkak të serive të shumta, të vrasjeve të nisura qysh prej 29 dhjetorit 2018, Erjon Alibej i ndruhej seriozisht një hakmarrjeje të mundshme.
FOTO-Parandalimi i atentatit në Elbasan/ Çfarë u gjet brenda “BMW X6″?
Përpara prokurorëve të SPAK, ai ka treguar një moment kur ndodhej në shtëpinë e tij, në takim me shefin e sektorit të Krimeve, Leonard Palushin. Alibej ka sqaruar se si ai kontrollonte lëvizjet e personave të dyshimtë rreth lagjes së tij, ndërkohë që mbante pa lëshuar nga duart një tabletë “IPAD”,të cilin e merrte me vete kudo ku shkonte.
Mjeti i parkuar përpara shtëpisë së të “fortit”, kush e porositi atentatin në Elbasan?
Duket se, heqja e kamerave të sigurisë nga policia e Elbasanit, në zonën ku banon familja e Erjon Alibej, duke se ka sjellë depërtimin e kundërshtarëve të tij, duke çuar një makinë luksoze shumë pranë banesës.
Kush ishte në shënjestër? Policia parandalon atentatin në Elbasan
Por versioni se pikërisht ky mjet dhe armatimi, mund të përdoreshin për goditjen e njerëzve të Alibej, nuk është pikëpyetja e vetme që qëndron në tavolinën e hetuesve. Pasi një version i dytë i ngritur prej tyre është se makina dhe armatimi, mund të jenë bërë gati nga vetë njerëzit e Erjon Alibej, për të goditur Talo Çelës dhe Elton Kilën./Elton Qyno