Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi takoi sot banorët e rrugës Todi Shkurti dhe Petro Nini Luarasi në Tiranë.
Këlliçi bashkëbisedoi me banorët mbi problemet dhe pritshmëritë nga pushteti vendor.
Ankesave të tregtarëve ambulantë mbi gjobat dhe dhunën e policisë bashkiake, Këlliçi iu përgjigj se “Pas 14 Majit nuk do të ketë më as gjoba dhe as sekuestrim të mallit”, duke premtuar zgjidhjen e një fenomeni shqetësues tashmë në rrugët e Tiranës.
Në kuadër të turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”, Këlliçi ka dëgjuar ankesat e banorëve për rrezikun e depozitave të ujit mbi pallate dhe indiferencën e bashkisë.
Përgjatë rrugëtimit tek Petro Nini Luarasi dhe Todi Shkurti, Këlliçi gjeti mbështetjen e banorëve të zonës që i kërkuan largimin e Veliajt nga zyra pas 14 Majit.
Një shqetësim i shprehur nga një prej banorët ishte edhe pallati në qendër të Tiranës, pas kullës së Sahatit.
“Po ke vend në gjithë Tiranën, bën kullë e ça të duash, po pse do e bësh te Sahati? Mos me e lënë t’i zërë vendin Skënderbeut tani. Se edhe atë ka për ta bërë te sheshi” ishte përgjigjia e Këlliçit.