Numri i vërtetë i të vdekurve, thonë ekspertët, ka të ngjarë të jetë edhe më i lartë pasi shumë mbeten në rrënoja 13 ditë pas tërmetit në Turqi dhe operacionet e shpëtimit po mbyllen ngadalë që makineritë e rënda të ndërmarrin veprime.
Në të njëjtën kohë në rrjetet sociale janë postuar video që shkaktojnë emocione teksa shfaqin tullumbace të varura në rrënoja dhe të cilat, siç theksohet, përfaqësojnë fëmijët që humbën jetën nga tërmeti.
Shikoni videon e regjistruar në provincën Hatay, provinca më e goditur nga tërmeti në Turqi:
In memory of the children who lost their lives, they hung balloons over some of the debris…
— Tansu YEĞEN (@TansuYegen) February 18, 2023