Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo foli për çështjen e inceneratorëve duke thënë se Edi Rama është kryemafiozi i këtij vendi.
Ajo shtoi se Arben Ahmetaj nuk ka asnjë lloj përgjegjësie për inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.
A ta solli Ahmetaj dosjen e inceneratorëve? Përgjigjet Kryemadhi: E ka shitur dikush shumë i afërt!
“Sa i përket çështjes së inceneratorëve, Edi Rama është kryemafioz dhe gjithë historia e tij ka qenë që: mos ndërpre pagesat. Z. Ahmetaj ka qenë ortak me Mërtirin që në kohët kur ka qenë Dritan Prifti ministër. Se Ben Ahmetaj është pelivan dhe ia fut Erion Veliajt, kjo është një tjetër gjë pastaj.
Mërtiri, Veliaj, Subashi, kush nga këta më ka akuzuar mua në Prokurori për akuzë të rremë? Unë nuk mendoj që Edi Rama e ka shkarkuar Ahmetaj vetëm për çështjen e inceneratorëve. Për inceneratorin e Elbasanit përgjegjësia e Ahmetaj ka qenë njëlloj sa e ministrave të tjerë.
Kryemadhi në “5 Pyetjet”: Mediat i kanë bërë ‘block’ Belind Këlliçit me urdhër të Veliajt
Mos u çudisni kur të zbuloni se paratë e vjedhura të pastrueses nga banesat e Alda Klosit të dalin se kanë qenë të Arben Ahmetaj. Ai në Elbasan dhe Fier e ka zero përgjegjësinë. Te inceneratori i Fierit nuk ia kam unë fajin as Alqi Bllakos, e as Armando Subashit.”, u shpreh në lidhje me këtë çështje, deputetja Kryemadhi.
Kryemadhi në “5 Pyetjet”: Faji i opozitës është djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale