E ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka folur në lidhje me aferën e inceneratorëve dhe përfshirjen e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Kryemadhi në “5 Pyetjet”: Mediat i kanë bërë ‘block’ Belind Këlliçit me urdhër të Veliajt
E pyetur nëse ishte Arben Ahmetaj ai që i dha asaj dosjen me materialet e plota në lidhje me çështjen e inceneratorëve, Kryemadhi tha se nuk ka qenë Ahmetaj, por një njeri tjetër shumë i afërt me Kryeministrin dhe Partinë Socialiste.
Kryemadhi në “5 Pyetjet”: Faji i opozitës është djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale
“Nuk ma ka dhënë Arben Ahmetaj dosjen. Nuk i ka shitur Arben Ahmetaj, por një njeri tjetër shumë i afërt i tyre. E ka aq afër këtë njeri sa që nuk po e gjen dot se kush është ai që e ka tradhëtuar.”