Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ditën e sotme ka vizituar për herë të parë që pas fillimit të luftës Kievin.
Nga kryeqyteti ukrainas Biden ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake prej 500 milionë dollarësh. Paketa e re do të përfshijë municion për sistemet e armatimit HIMARS.
Në momentin që dyshja largohet nga Katedralja e Shën Michael në qendër të Kievit, dëgjohen sirenat e sulmit në të gjithë kryeqytetin kjo ka shkaktuar disa momente paniku për sigurinë e Biden.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vizita e presidentit amerikan ishte një gjest jashtëzakonisht i rëndësishëm mbështetjeje për të gjithë ukrainasit. E gjithashtu diskutoi me Joe Biden për prokurimin e armëve me rreze të gjatë.
Vizita e papritur e Biden në kryeqytetin ukrainas u zhvillua para vizitës së tij zyrtare në Poloninë fqinje, ku ai do të takohej me presidentin Andrej Duda.
This is a video from a future history book. The @POTUS and @ZelenskyyUa are walking through Mykhailivsky monastery gate in Kyiv, while the air raid sirens are running amid a Russian attack on Ukrainian capital. pic.twitter.com/i7HUdoP18f
— Sergej Sumlenny (@sumlenny) February 20, 2023