-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kam dy vajza…”! Lutja e bosit të Elbasanit që i janë qepur për ta vrarë

Kryesoret

Dy persona u arrestuan në Elbasan, sipas policisë për një atentat që mbeti në tentativë, pasi u parandalua në minutat e fundit. Kunati i Erion Alibejt, Arben Spahiu dhe Arsen Preçi janë arrestuar nga Policia e Elbasanit. Shënjestër dyshohet se ishte Elton Kila.

Atentati dështoi në sekondën e fundit! Jeta mes luksit e “Otit të Elbasanit” që duan ta vrasin

I njohur dhe me nofkën “Oti i Elbasanit”, ky i fundit ka disa kompani e shoqëri tregtare, ndërkohë është arrestuar më parë dhe për trafik droge në Itali. Elton Kila u ka shpëtuar dhe katër atentateve mafioze, një prej të cilëve do të kryhej nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

Më 29 mars 2022, Dumani tha në dëshminë para SPAK-ut se u nis për ta vrarë Elton Kilën me urdhër të Suel Çelës por mbeti i plagosur dhe u arrestua.

Një vëlla iu vra, tjetri në burg, kush është kunati i të fortit të Elbasanit që u arrestua?

Në dhjetor të vitit të kaluar, “Oti i Elbasanit” i ka shkruar një letër ish-kreut të SPAK, Arben Kraja ku kërkonte të jepte sqarimet e veta dhe t’i garantohej mbrojtja e jetës së tij dhe familjarëve.

“Kërkojë të japë shpjegime për të sqaruar pozitën time. Kam bërë kërkesë tej ju, me datë 10.11.2022 dhe në polici për te me ofruar mbrojtje.

Jam njeri që dua të vazhdojë rutinën e jetës time. Baba i dy vajzave. Kërkoj të vazhdoj jetën time”, shkruante ndër të tjera Elton Kila në letrën drejtuar kreut të SPAK.

70 mijë euro për ta hequr qafe! Kush e donte të vdekur bosin e Elbasanit?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit