Ditën e sotme policia e Durrësit ka arrestuar Artan Pajën pasi ka tentuar të vrasë me shkop bejsbolli një 46-vjeçar.
Mësohet se sherri nisi për disa para që i kishte borxh Paja 46-vjeçarit që ishte punëtor të karburanti.
Ai ka shkuar sërish për të furnizuar makinën me naftë në pikën ku punonte 46-vjeçari dhe në këtë moment janë përplasur fizikisht.
Punëtori i karburantit i ka kërkuar paratë, por Artan Paja nuk ka pranuar t’ia kthejë borxhin.
Në këtë moment ka nisur përplasja mes tyre, ndërsa autori ka nxjerrë më pas shkopi e bejsbollit nga makina dhe e ka goditur.