Sot dalë përpara gjykatës dhe është lënë në burg pa afat 77-vjeçari Shefki Bylykbashi, i cili mbrëmjen e së premtes vrau djalin e tij 50-vjeçar Hamdi Bylykbashi me çekiç. Me kokën ulur mbi tavolinë në kafazin e qelqtë, i moshuari tha “çfarë doni? Jam i mbaruar nga trutë, njeri jam dhe unë”.
Ngjarja që ndodhi në fshatin Zvezdë fillimisht u raportua si aksidentale, por nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babanë Shefki Bylykbashi, 77 vjeç, të cilin ka dashur ta hedhë në pusin e ujit në oborr.
Ky i fundit e ka goditur me çekiç në kokë dhe djali vdiq rrugës për në spital. Në dëshminë e dhënë në polici, 77-vjeçari tha se i biri vinte në gjendje të dehur çdo ditë në shtëpi, çka ka bërë që të konfliktoheshin ditën e djeshme.