“Një deputete futi një flakadan në Kuvend dhe atentatori do të ishte zoti Spaho por për fat të mirë, edhe unë iu drejtova “mos e shkrep” flakadanin.
Seanca e fundit ishte shumë afër normalitetit, me përjashtim të faktit që ishte vendosur një pajisje zhurmuese për të shkatërruar sistemin dëgjimor”.
Kështu u shpreh sot kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla. Emrin e deputetes që sipas tij futi flakadanin, deputeti socialist nuk e tregoi. Më tej, Balla tha se në 3 mars, Sali Berisha nuk e ka hallin te parlamenti, por vendimi që do të japë Apeli në këtë ditë për vulën.
“Ai e ka hallin te vendimi i gjykatës në 3 mars, ju kujtoni se e ka të mocioni me debat. Ai thërret protestë ditën e vendimit të gjyqit dhe ju mendoni se e ka hallin me parlamentin?!
Në këtë vend edhe pas 30 vitesh është e njëjta mendësi, t’i imponohesh gjykatës me forma të tjera” tha ai.
Opozita në foltore! Balla: Kush bllokon Kuvendin do të përjashtohet