Dy persona janë arrestuar për makinën me armë dhe municione që u bllokua dje nga policia në Elbasan pranë shtëpisë së Erion Alibejt, që ndodhet në burg i dyshuar për porositje vrasjesh.
Arben Spahiu, i cili është kunati i Erjon Alibej dhe Arsen Preci janë vendosur në pranga. Spahiu u arrestua pasi në makinën që u gjetën armët ishin dy mjete identifikuese të falsifikuara greke me identitetin e tij.
Arben Spahiu dhe Arsen Preçi
Arben Spahiu është vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i kapur në tetor 2022 me një arsenal armësh në Elbasan. Arben Spahiu jeton në të njëjtin pallat ku jeton edhe nëna, motra dhe gruaja e Erjon Alibejt.
Ndërsa shtëpia e të arrestuarit tjetër, Arsen Preçi ndodhet vetëm disa metra larg vendit ku u gjet makina BMW X6, brenda së cilës u gjetën 3 kallashnikovë dhe 2 bidonë benzine. Misteri vazhdon nëse armët dhe pajisjet e tjera do të përdoreshin për atentat, por në shënjestër ishin personat e arrestuar.
Një vëlla iu vra, tjetri në burg, kush është kunati i të fortit të Elbasanit në shënjestër?