-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po ndërtonin pa leje, arrestohen 3 vlonjatët, në kërkim pronari i firmës/ Emrat

Kryesoret

Tre persona janë arrestuar në Vlorë pasi po kryenin punime pa leje në një objekt , ndërsa është shpallur në kërkim pronari i firmës së ndërtimit.

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi po kryenin punime në ndërtesë.

Në pranga ra Ledio Fisheku, 41 vjeç, administrator i firmës së ndërtimit që po kryente punimet. Gjithashtu u arrestuan edhe Përparim Mehmetaj, 46 vjeç dhe Brahim Tozaj., 19 vjeç, të dy punëtorë të kësaj firme ndërtimi.

Ndërsa pronari i firmës  Artur Haxhi, 38-vjeç, banues në Vlorë është shpallur në kërkim.

“Ndërtimet e paligjshme, Policia vijon kontrollet në territorin e qarkut. U kapën në flagrancë duke kryer punime në një objekt në të cilin ishin pezulluar punimet, vihen në pranga 3 shtetas (administratori dhe 2 punonjës të firmës së ndërtimit). Shpallet në kërkim pronari i firmës së ndërtimit që po kryente punimet në objektin 4-katësh. Në zbatim të planit të veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrollit të territorit, në lagjen “Uji i ftohtë”, kanë evidentuar një rast të punimeve të ndërtimit, në një objekt në të cilin organet kompetente kishin pezulluar punimet.”, njofton policia. 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit