Arsyeja për mungesa e ngjalljes së shpresës nga opozita, ishte pyetje e drejtuar ndaj Kryemadhit, e cila tha se shkak për këtë janë edhe presionet psikologjike të ushtruara ndaj qytetarëve të cilët takohen me përfaqësues të opozitës.
Akuza e Kryemadhit në “5 Pyetjet”: Rama, kryemafiozi i këtij vendi!
“Është opozita e keqja e këtij vendi. Por nuk është opozita më e keqja e këtij vendi. Ka të bëjë me dhunën psikologjike të ushtruar tek qytetaria. Në momentin që mua më shikon me pronarin e lokalit, ta dish që nesër i shkojnë tatimet, task-forcat dhe ua mbyllin bizneset. Kanë arritur deri aty ku u thonë maturantëve se do u rrisin mesataren nëse votojnë Erion Veliajn”-tha Kryemadhi.
Kryemadhi në “5 Pyetjet”: Erdhën Eurot e drogës me çanta nga Malta, 1 mijë euro u ble vota!
Duke përmendur edhe protestën e sotme të qytetarëve për neglizhimin e vdekjes së 22-vjeçares keniane, e cila u dhunua në Tiranë, Kryemadhi tha se kur opozita organizon protesta të tilla për të nxitur hetimet, kishte reagime edhe të ndërkombëtarëve të cilët kërkonin të mos i bëhej presion drejtësisë.
Kryemadhi për Dorian Duçkën: Profesionist në lobim, por nuk e di nëse ia ka futur Edi Ramës!