-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjatet me 3 muaj hetimi për Trifon Muratajn e “Bana King”

Kryesoret

Prokuroria e Durrësit ka zgjatur me tre muaj hetimet për kokainën prej 33.5 kg që u zbulua dhe sekuestrua në njërin nga kontejnerët e bananeve të kompanisë “Bana King”. Hetimi në Durrës vijon për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve” kryer në bashkëpunim ndaj biznesmenit Trifon Murataj dhe punonjësve të kompanisë “Zico”, Petrit Demishaj, Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj.

Gjiganti i “Bana King”, biznesmeni 53-vjeç është shpallur në kërkim prej 4 nëntorit të vitit të kaluar pas arrestimit të administratorit të kompanisë së tij dhe dy punonjësve të skanerit në portin e Durrësit pas zbulimit të 33.5 kg kokainë që njërin prej kontejnerëve të tij me banane që ishin nisur nga Ekuadori. Hetimet janë shtyrë për shkak të pritjes së përgjigjeve nga autoritet e drejtësisë italiane dhe ato ekuadoriane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit