Presidenti i SHBA, Joe Biden shprehu besimin e tij se Rusia nuk do të ketë kurrë sukses në arritjen e qëllimeve të saj në Ukrainë, duke shtuar se Perëndimi nuk po planifikon një sulm kundër Rusisë.
“Sapo u ktheva nga vizita ime në Kiev dhe mund t’ju siguroj se ai mbetet i fortë, krenar dhe mbi të gjitha i lirë,” u shpreh Biden gjatë fjalimit jashtë Kështjellës Mbretërore të Varshavës.
“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim më të vogël: mbështetja jonë për Ukrainën do të jetë e palëkundur, NATO nuk do të ndahet,” tha presidenti amerikan duke argumentuar se presidenti rus Vladimir Putin kishte përshtypjen e gabuar se ai do të shkaktonte një përçarje në unitetin e Veriut.
“Një diktator i prirur për të rindërtuar një perandori nuk do të jetë kurrë në gjendje të lehtësojë dashurinë e njerëzve për lirinë, brutaliteti nuk do të shkatërrojë kurrë vullnetin e të lirëve. Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë. Kurrë”, shtoi më tej Biden gjatë fjalimit të tij.