PS zbutet por nuk tërhiqet. Partia Socialiste me shumicë votash në komisionin e Etikës dhe Procedurave vendosi sot që të përjashtoi edhe gjashtë deputetë të tjerë të PD-së pas kaosit të shkaktuar në seancën e së enjtes, pasi Edmond Spaho dhe pjesa tjetër e grupit të Sali Berishës bllokuan Kuvendin.
Deputetët sot u përjashtuan nga 3 deri në 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Mes tyre është edhe Edmond Spaho që i ra për 6 orë bilbilit. Nga 20 ditë, PS e uli dënimin në 10 ditë për Spahon.
Por selia blu ka reaguar duke evidentuar faktin që mbledhja bëhet jashtë afatit dhe mbi të gjithë thotë se në listën e atyre që kanë kërkuar përjashtimet është edhe deputeti Baftjar Zeqo, i cili u kap duke shkelur rregullore me të dyja këmbët, pasi votoi për vete dhe kolegen në një nga seancat e fundit.
Kjo është hera e katërt që PS përjashton deputetët e PD-së nga punimet e Kuvendit për shkak të bllokimit të katër seancave të fundit. Nëse do të marrim numrin në total të deputetëve që janë përjashtuar në seancat e fundit janë gati gjysma e opozitës. PD kërkon mocion me debat me kryeministrin Edi Rama dhe ngritjen e komisionit hetimor për dosjen “McGonigal”.
Debat në Komision/ I ra bilbilit! Spaho: Hetim Ramës ose tani do të thyej karriget
Sekretariati për Proçedurat dhe Votimet përjashtoi deputetët e PD;
- Edmond Spaho 10 ditë përjashtim
- Elda Hoti 10 ditë
- Sorina Koti 10 ditë
- Oerd Bylykbashi 10 ditë
- Lindita Metaliaj 5 ditë
- Greta Bardeli 3 ditë
PS kërkon përjashtimin e 6 deputetëve, PD: Afati kaloi! Vendimi i paligjshëm