Lëvizje brenda PD-së së përçarë në dy fraksione. Gjergji Gjata, kandidati i ‘Primareve’ të Sali Berishës ka ndërruar krah dhe do të futet në garë për bashkinë e Korçës për grupin e Enkelejd Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit.
Gjata është vetëofruar që të kandidojë për grupin e Alibeajt dhe sot ai është konfirmuar. Ai tashmë do të garojë për kandidates së Berishës Ledina Alolli dhe me shumë mundësi kryebashkiakut aktual, Filo.