Presidenti amerikan, Joe Biden është duke bërë një vizitë në Poloni.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në shtetin polak, Biden ka dhënë disa deklarata të fuqishme në mbështetje të Ukrainës, shtetit fqinj që ende është në luftë me Rusinë.
“Kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi futjen e tankeve në Ukrainë vitin e kaluar, mendoi se ne do të rrëzohemi. Por, gaboi”, ka thënë Biden.
Biden ka thënë se populli ukrainas është shumë i guximshëm.
“Populli ukrainas është shumë i guximshëm. Amerika, Evropa një koalicion kombesh nga Atlantiku deri në Pacifik, po ashtu janë bashkuar. Demokracia ishte shumë e fortë. Në vend të një fitoreje të lehtë që ai e parashikoi, Putin mbeti me tanke të djegura dhe me një ushtri në rrëmujë”, shtoi presidenti amerikan.
Ai gjithashtu, ka thënë se kjo luftë e Rusisë ka nxitur Finlandën dhe Suedinë që t’i bashkohen NATO-s.
“Ai mendonte se NATO do të thyhej dhe ndahej. Në vend të kësaj, NATO është më e bashkuar se kurrë më parë. Mendoi se mund ta shndërronte në armë lufte energjinë, ta thyej Evropën, dhe në vend të kësaj, ne po bashkëpunojmë që t’i japim fund varësisë së Evropës nga derivatet ruse”, u shpreh Biden.