-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani telefonatë me Steinmeier: Plani franko-gjerman, moment i ri

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani, të martën ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për procesin e dialogut me Serbinë.

Sipas njoftimit të zyrës për media të Presidencës biseda është zhvilluar në si pjesë e konsultimeve dhe koordinimit të vazhdueshëm me homologë të shteteve aleate.

“Sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, bashkëbiseduesit u pajtuan për momentumin e veçantë që ekziston në këtë proces pas propozimit evropian, të mbështetur edhe nga SHBA-të, ndërkaq presidentja Osmani potencoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive për një proces që kontribuon për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në njoftim.

Në këtë bisedë Osmani citohet t’i ketë thënë homologut të saj se Gjermania është partnere e palëkundur e Kosovës.

“Në këtë bisedë telefonike është biseduar për zhvillimet e fundit në rajon, dialogun me Serbinë, marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë, si dhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Presidenti Steinmeier thuhet se ka vlerësuar procesin e reformave në Kosovë, siç theksohet veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe ka shprehur përkrahje për rrugën euro-atlantike të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit