-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tjetër pistë hetimi për “BMW-në” e gjetur në Elbasan, dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar!

Kryesoret

Një tjetër pistë hetimi po ndiqet nga policia dhe prokuroria në Elbasan ku u gjet një makinë tip “BMW X6”, brenda së cilës u kapën 3 kallashnikovë, që sipas informacioneve të para, dyshohet se do të përdoreshin në një atentat. Për këtë ngjarje, deri më tani janë arrestuar shtetasit Arben Spahiu dhe Arsen Preçi.

Fillimisht, grupi hetimor u fokusua tek kapja e këtyre shtetasve, pas dyshimeve se Arben Spahiu dhe Arsen Preçi po përgatisnin një ngjarje të ngjashme që pritej të ndodhte në Elbasan. Kjo bëri që policia dhe prokuroria të fokusonin vëmendjen tek këta dy persona.

VIDEO- Kjo është “BMW”-ja, që do të përdorej për atentatin në Elbasan

Deri më tani, të vetmet prova që implikojnë shtetasin Arben Spahiu është karta e identitetit greke e falsifikuar dhe çelësi i makinës që u gjetën në çantën e dorës. Çanta është gjetur në një kosh mbeturinash rreth 150 metra larg nga makina tip “BMW X6”.

Por, ende pritet që të dalin prova të tjera shkencore, nga sendet e gjetura në çantën e dorës, ku kujtojmë se krahas kartës së identitetit, u gjet dhe një pistoletë dhe çelësat e makinës. Provat shkencore do të përcaktojnë përfundimisht këtë ngjarje. (Sërish policia po heton nëse këta dy shtetas po përgatisnin një atentat të mundshëm. Inskenimi është vetëm një pistë hetimi)

“5pyetjet.al” publikon videon! Momenti i vjedhjes së “BMW”-së së atentatit

Gjithashtu, në momentin e arrestimit të shtetasve Arben Spahiu dhe Arsen Preçi nuk u gjet asgjë e kundraligjshme që t’i implikonin drejtpërdrejt në këtë histori. Mësohet se duke u nisur nga këto detaje, grupi hetimor dyshon se e gjithë kjo ngjarje, mund të jetë e inskenuar për të vendosur në kurth dy shtetasit e arrestuar.

FOTO-Parandalimi i atentatit në Elbasan/ Çfarë u gjet brenda “BMW X6″?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit