125 mijë Euro janë zbuluar dhe sekuestruar në Portin e Durrësit, pasi po tentohej që të futeshin pa deklaruar. Vihen në pranga 2 drejtuesit e autobusit të linjës Bari-Durrës, D. M. 53 vjeç, banues në Vlorë dhe J. O. 31 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit në autobus, poshtë 2 sediljeve u gjetën të ngjitura me natriban 67 460 euro. Gjatë kontrollit fizik, D. M. iu gjetën 9 500 euro, ndërsa J. O. iu gjetën 48 090 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 125 050 euro.