Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi se Shqipëria do të marrë pjesë në dy operacione në Egjipt dhe Mesdhe.
“Miratuam pjesëmarrjen në operacionin e NATO-s në Mesdhe me një anije ushtarake dhe 21 persona personel ushtarak.
Misioni i dytë është në Sinai në Egjipt, tre oficerë të policisë ushtarake do të marrin pjesë” tha ai. Më tej, Peleshi njoftoi se është miratuar strategjia e menaxhimit të risqeve.