-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë është dosja “CEZ-DIA” që u pyet Meta dhe i penduari i drejtësisë

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit paraditen e kësaj të mërkure në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ish-Presidenti Meta hyri në SPAK rreth orës 10:00 dhe qëndroi atje për rreth 3 orë.

Ish-presidenti deklaroi se dëshmoi për çështjen e CEZ-DIA. Meta u shpreh se ka dhënë sqarime që në vitin që është hapur kjo çështje. “Nuk kam asnjë lidhje me marrëveshjen. Dosja aktivizohet sa herë që PS është në krizë”, tha Meta.

Por si e lidh prokuroria çështjen CEZ-DIA me emrin e tij? “Me portalet e Endri Fugës. Po bëhet një proces fare absurd”. I pyetur nëse i druhet arrestimit Meta u përgjigj “Po mos mër”. Pyetjes nëse kishte ose jo besim te SPAK-u, Meta zgjodhi të mos përgjigjej duke qeshur me ironi.

Por çfarë është kjo dosje?

Në qendër të saj qëndron Kastriot Ismailaj i dënuar me 11 vite burg. Dosja “DIA” është një degë e çështjes së privatizimit të CEZ. Daton që në 2010 kur Kastriot Ismailaj themelon një kompani në “off shore” për mbledhjen e borxheve të kompanisë CEZ që ishte privatizuar nga OSHEE nga qeveria Berisha. Sipas organit të akuzës, Ismailaj me anë të falsifikimit e mashtrimit ka arritur të përvetësojë nga kompania CEZ-shpërndarje rreth 5 mln euro.

Dyshimet që çuan Ilir Metën në SPAK lidhen me akuzat e ngritura në media përmes shkrimeve të ndryshme, se ish-Presidenti ka qenë pas Ismailajt. Sot Ilir Meta nuk i mohoi udhëtimet me këtë person tashmë të dënuar, por tha se kanë qenë në kuadër të punës, detyrës shtetërore.

Tre orë në SPAK! A keni frikë nga arrestimi? Meta: Mos more…!

Një tjetër dëshmi ku mbështetet SPAK është edhe Elvis Mata, ish-kryetar i LRI-së dhe ish-drejtor Ekzekutiv i kompanisë “DIA”. I pyetur për këtë person dhe faktin që mund të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë për këtë dosje,  Ilir Meta e quajti Matën mashtrues. “Mashtrim ordiner, është përjashtuar nga LRI”.

Në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, 649 milionë lekë, ose gati 6.5 milionë dollarë.

SPAK merr në pyetje Metën për dosjen “CEZ-DIA”: Nuk kam firmosur! Po e stis “Rilindja”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit