Një fëmijë është sulmuar fizikisht në një çerdhe në Mitrovicë nga edukatorja e këtij institucioni. Ngjarja ka ndodhur të hënën në kopshtin dhe çerdhen “Nina” dhe lajmi është bërë i ditur nga pronarja e këtij institucioni, Agnesa Shipoli Nika.
Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të çerdhes në Facebook, ajo ka thënë se për rastin është njoftuar nga menaxherja e institucionit, e cila ka ngritur dyshimet për se edukatorja me inicialet A.A ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës me inicialet S.I, gjatë kohës sa i njëjti i është besuar në ruajtje dhe kujdes.