Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi reklamonte dhe shiste online, kartëmonedha euro të falsifikuara. Sekuestrohen 1250 euro të falsifikuara. I arrestuari është me inicialet B. B. banues në Vlorë.
Sipas policisë, 20-vjeçari është kapur në flagrancë në momentin që do të dërgonte me postë një pako, brenda së cilës u gjetën 300 euro të falsifikuara.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i kanë gjetur edhe 950 euro të falsifikuara, të cilat u sekuestruan nga policia, së bashku me shumën e eurove që u gjet në pako.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.