-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gaboi në shënjestër! Kush do të vritej në Librazhd? Zbardhet ngjarja

Kryesoret

Zbardhet plagosja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Librazhd. Autori është Albi Biçaku dhe i plagosuri Shpëtim Skura. Por sipas policisë shënjestra e Biçakut nuk ka qenë Skura, por një tjetër person. 35-vjeçari është plagosur aksidentalisht nga Biçaku, i cili sipas policisë tentoi të vriste një person tjetër, pasi ishte konfliktuar me vëllanë e tij.

Por si ndodhi ngjarja në lokal?

Rreth orës 18:00 të pasdites së djeshme R. Biçaku që është vëllai i Albi Biçakut në kërkim është konfliktuar fizikisht me një person me inicialet R. H. Më pas, Albi Biçaku ka shkuar në lokalin ku po qëndronte R. H. dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tavolinës ku ishte ulur ai dhe si pasojë është plagosur aksidentalisht në këmbë Shpëtim Skura, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga u vendos vëllai i autorit, Renard Biçaku pasi gjatë kontrollit në banesën dhe në dyqanin e përbashkët me vëllanë e shpallur në kërkim si autor i plagosjes, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan  1 armë zjarri pistoletë, 1 kallëp me lëndë plasëse e programuar për shpërthim në distancë, 1 karikator automatiku, 1 krehër pistolete, 136 fishekë dhe rreth 560 gamë kanabis.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit