-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interi vuan ndaj Portos, arrin një fitore të mundimshme

Kryesoret

Ka përfunduar përballja mes Interit dhe Portos me rezultatin 1-0.

Pas shumë rasteve të humbura ishte Lukaku ai që ishte vendimtar në minutën e 86 ku pas një goditje të humbur me kokë rikuperoi menjëherë topin duke goditur për herë të dytë saktë.

Hakan Calhanoglu pati rastin e parë serioz, ndërsa Diogo Costa mbrojti goditjen e tij. Më pas, Andre Onana u detyrua të intervenonte në shansin e Marko Grujic.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, portieri mysafir bëri një tjetër pritje për t’ia mohuar golin Alessandro Bastonit nga goditja me kokë dhe skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.

Në gjysmën e dytë, një mundësi iu dha Nicolo Barellas, më pas vizitorët rrezikuan disa herë përmes Mehdi Taremit dhe me anë të Zaidu.

Nga minuta e 78, Porto luajti me një lojtar më pak në fushë, meqë Otavio u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Romelu Lukaku në minutën e 86 riktheu entuziazmin tifozëve duke u dhuruar fitoren.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit