-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-shefi i luftës kundër drogës dënohet për trafik droge

Kryesoret

Ish-shefi i Sigurisë dhe i luftës kundër drogës në Meksikë është dënuar nga një juri amerikane për trafik droge.

Genaro Garcia Luna u shpall fajtor për marrjen e miliona dollarëve nga grupi më i madh i krimit në Meksikë, karteli i drogës Sinaloa.

54-vjeçari Garcia Luna, i cili ishte  deklaruar i pafajshëm, u arrestua në shtetin e Teksasit në vitin 2019.

Vendimi erdhi pas një gjyqi katër-javor dhe tre ditësh diskutimi të jurisë në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Brooklyn, Nju Jork. Ai është zyrtari më i lartë meksikan i gjykuar në SHBA.

Garcia Luna shërbeu si shef i sigurisë publike gjatë administrimit të Presidentit Felipe Calderon midis 2006 dhe 2012. Para kësaj, ai drejtoi Agjencinë Federale të Hetimit nga 2001 deri në 2006.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit