-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makinat ishin marrë me qira, zbardhet sherri i përgjakshëm mes shqiptarëve në Greqi

Kryesoret

Është zbardhur përplasja e dy grupeve me shqiptarë mbrëmjen e djeshme në Greqi ku mbeti i vdekur një tjetër shqiptar.

Sipas mediave greke dy grupet kishin marrë makina me qira dhe ishin nisur për tu sqaruar me njëri tjetrin. Ndërkohë gjatë përleshjes së tyre e cila ka degraduar me përdorimin e armëve  e ka pësuar 37-vjeçari Pëllumb Islami i cili ndodhej në kafene për të parë ndeshjen.

Policia zbuloi jashtë kafenesë një mjet tip ‘Jeep’ i përdorur nga shqiptarët, ndërsa pranë vendit të ngjarjes u pa një makinë tjetër luksoze, e llojit ‘Benz’. Efektivët e policisë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje që në momentin e parë, kryen kontrollin e plotë të makinave, për të identifikuar autorët.

Policia ka mundur të kontaktojë biznesin nga ku u morën makinat, për të zbuluar emrat e shqiptarëve.

Në vendngjarje janë grumbulluar nëntë gëzhoja nëntë milimetrash. Ndërsa në muret e dyqanit janë gjetur predha të cilat janë dërguar në Departamentin e Hetimit Kriminal, ku aktualisht po kryhen testet balistike për të përcaktuar se sa armë janë përdorur.

Oficerët e Sigurimit të Atikës, nga eksplorimi i zonës, dyshojnë se shtatë personat e shpallur në kërkim kanë shkuar në lokal si dy grupe për të diskutuar dhe në një moment ka pasur një mosmarrëveshje të rëndë që ka çuar në shkëmbimin e të shtëna.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit