-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr me leva dhe thika, arrestohen dy persona në Divjakë

Kryesoret

Policia e Divjakës ka arrestuar dy të rinj pasi janë konflikuar me njëri tjetrin për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, që mund të kishte pasoja të rënda për jetën, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 35 vjeç, banues në Gradishtë, Divjakë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe shtetasin A. D., 28 vjeç, banues në Karavasta e Re, Divjakë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Këta shtetas, duke udhëtuar përkatësisht me automjetet tip “Audi” dhe “Benz”, në fshatin Mëhallëz, Divjakë, kanë ndaluar automjetet dhe për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta dhe mjet prerës.

Si pasojë e konfliktit, të dy këta shtetas janë dëmtuar dhe aktualisht ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për 5 shtetas të tjerë (pasagjerë në automjetet tip “Audi” dhe “Benz”, konkretisht: T. K., 26 vjeç, banues në Babunjë, Q. H., 20 vjeç, R. Sh., 24 vjeç, të dy banues në Gungas, R. Ç., 18 vjeç dhe D. D., 18 vjeç, të dy banues në Muçias, Divjakë, pasi janë përfshirë në konflikt. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi F. C., 28 vjeç, banues në Muçias, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Audi”, automjeti tip “Benz” dhe 2 sende të forta (leva).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit